Vendet qe mund te vizitoni
Shqipëria dhe Turizmi Dentar: Çfarë Duhet të Dini
Të gjithë ata që kërkojnë të ruajnë shëndetin e tyre dhe në të njëjtën kohë të kenë përvojën më të jashtëzakonshme, duhet të dinë se Shqipëria është vendi i duhur për ta arritur këtë. Vendet e jashtëzakonshme dhe bukuritë natyrore do t’ju lënë të mahnitur dhe do t’ju sigurojnë kohën më të mirë që mund të kaloni, por sigurisht jo vetëm kaq. Do të mund të kaloni një kohë të jashtëzakonshme dhe në të njëjtën kohë, të merrni shërbimet më të mira dentare dhe përfitimet e shëndetit oral.
Është e sigurt që jeni në dijeni të rritjes së numrit të turistëve në Shqipëri, për shkak të cilësisë së mahnitshme të shëndetit të dhëmbëve. Është shumë normale që ju të kërkoni shërbimet më të mira, por edhe me çmimet më të përballueshme, gjë që Shqipëria mund të garantojë për ju. Për shkak të taksave dhe pagave të ulëta, trajtimet dentare nuk janë aq të shtrenjta sa në vendet e tjera, por kjo nuk do të thotë se cilësia e shërbimit është më e ulët se ajo që do të merrnit në klinikat më të mira.
Klinikat më të mira dhe ekipi i mirë-trajnuar i dentistëve ju presin për të treguar përfitimet e shëndetit oral në Shqipëri, si dhe për t’ju garantuar rezultatet më të mahnitshme. Sigurohuni që të vendosni se çfarë është më e mira për ju dhe mos e humbisni këtë mundësi!
LUSHNJA, NJË MARGARITAR I SHQIPËRISË
Zona e Lushnjes i ka të gjitha “burimet” për t’i ofruar shumë, turistëve qofshin këta vendas apo të huaj. Nëse do e nisim me lashtësinë, jo larg qytetit ngrihet Manastiri mesjetar i Ardenicës, ku kultura dhe antikiteti ndërthuren në të gjithë strukturën e kishës duke e kthyer atë në një ansambël arkitektonik mbresëlënës.
Treva e Lushnjës ofron shumë mundësi relaksi dhe zbavitjeje edhe për të apasionuarit pas ecjeve në natyrë, ku trajektoret përreth kodrave të Darsisë dhe të Karatoprakut, janë mjaft piktoreske dhe të njohura për betejat e zhvilluara që në kohën e romakëve, por edhe më vonë. Veçojmë betejën midis Jul Çezarit dhe Pompeut apo betejën e Savrës, të vitit 1387, Për më tepër, kjo trevë ofron mundësinë për të zhvilluar edhe sportet ujore. Zona ku mund të tërhiqet turizmi vendas apo i huaj janë rezervuarët e Kasharajt, Thanës, etj.
Për ecje natyrore mund të pëlqehet dhe kodra e Stan Karbunarës ku ruhen themelet e një kalaje të hershme. Por edhe kodra mister e Vainit mbi Lushnjë tërheq turistë. Ndërkohë shumë pak e dinë që në këtë kodër ruhen dëshmitë e një Bazilike 1500 – vjeçare. Në mjaft vende me traditë të zhvilluar gastronomia përbën pothuajse një lloj turizmi.
Edhe rajoni i Myzeqesë ka veçoritë e tij të gatimit. Llojet e peshkut janë të ndryshme si ngjala, levrek, qefulli etj, por gjithashtu ndër gatimet karakteristike përmenden roshnicat. Meqenëse rajoni është fushor një përhapje të madhe kanë shpezët e buta, mishi i të cilave serviret në çdo tavolinë. Tipike janë edhe ëmbëlsirat të bëra kryesisht me petë të derdhura si byreku dhe qumështori. Nga pijet më të përdorshme janë rakia e rrushit, mënit si dhe e manaferrës.
Na kontaktoni
Te dhenat tuaja do te administrohen nga stafi yne ne konfidencialitet te plote ne menyre qe te mund te lini nje date takimi ne kliniken tone.